Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIbrahimi: Në Tetovë Bilalli dhe ekipi i tij nuk ndërrohet sepse humbë...

Ibrahimi: Në Tetovë Bilalli dhe ekipi i tij nuk ndërrohet sepse humbë Tetova

Ibrahimi: Në Tetovë Bilalli dhe ekipi i tij nuk ndërrohet sepse humbë Tetova

Një nga drejtuesit e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në tubimin zgjedhor VLEN tha se kanë bërë për komunat për një vit e gjysmë më shumë sesa BDI ka bërë për dy dekada. Ai shtoi se ndrrimi i emrave të BDI përfundon në një emër të përbashkët Soravi. Ibrahimi thotë se tani është koha të flitet vetëm për komunat dhe problemet lokale sipas tij pas katër viteve mund të flasim për çdo temë tjetër.

“Tetova e Bilallit nuk do kallauzë. Gjitha këto suksese në Tetovë i atribuohen një emri të përveçëm Bilall Kasamit. Në zgjedhjet lokale do të flasim për probleme lokale, në zgjedhjet e vitit 2028 mund të flasim për badenterin, për branitellat kush i votoi kush i pengoi e të tjera. Në këto zgjedhje do të flasim kush ka bërë më shumë projekte në nivel lokal. Të zgjedhin cilin do vit të qeverisjes së tyre dhe të flasin me shifra konkrete për fonde për komunat shqiptare. Pra, ne për vetëm një vit e gjysmë qeverisje kemi sjellë më shumë fonde për komunat sa çdo vit tjetër i qeverisjes së atyre. Ata thirren në emra të ndryshëm AKI e kanë një emër të përbashkët Soravi.

Ibrahimi në fund e përdori një shprehje të sportit duke dërguar mesazh te qytetarët e Tetovës që ta zgjedhin Bilallin që të mos humbin.

“Në sport shprehja fito nuk ndrrohet e në Tetovë Bilalli dhe ekipi i tij nuk ndrrohet sepse ashtu humbë Tetova suksese”, ka përfunduar Ibrahimi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments