Ibrahimi: Mendi Qyra ka arritur gjithçka në jetë, tani vjen për t’i dhënë Strugës!

Në tubimin e mbajtur sonte në Strugë, një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirja Ibrahimi, njoftoi se VLEN hyn në garën lokale në koalicion me kandidatin e pavarur për kryetar komune, Mendi Qyrën.
Ai theksoi se ky është një hap i sinqertë dhe qytetar, që tregon se VLEN garon jo për pushtet, por për të mirën e qytetarëve të Strugës.
“Ky është vetmohimi i VLEN-it, që nuk e ka këtë garë për të përfituar vetë ose ndonjë eksponent i ndonjë partie tjetër që është në VLEN, por mbi të gjitha e ka interesin e qytetarëve. Ardhja e Mendi Qyrës në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që vjen për t’i dhënë Strugës. Ai është nga ata që gjithçka që ka dashur në jetë e ka arritur me punë e me djersë dhe sot, si një biznesmen e filantrop i suksesshëm, vjen për t’i dhënë akoma më shumë qytetit të Strugës”, tha Ibrahimi.
Ai bëri thirrje që të dielën, pa dallim etnie e partie, qytetarët ta mbështesin Mendi Qyrën me numrin 133 dhe listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Amiq Qazimi me numrin 7.
