Ashtu siç kisha premtuar, sot kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka firmosur dorëheqjen nga posti i deputetit të Parlamentit të Maqedonisë”. Njoftimin për dorëheqje Ibrahimi e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe foto duke firmosur dokumentin e dorëheqjes që më pas i ka dorëzuar shërbimeve të Parlamentit. “Ashtu siç kisha premtuar, sot e deponova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvend. Nga e hëna na pret detyra e re në Komunën e Çairit. Na priftë e mbara!”, shkruan Ibrahimi.