Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIbrahim Ajvazi: Një jetë të njeriut po e sakrifikojmë për një filxhan...

Ibrahim Ajvazi: Një jetë të njeriut po e sakrifikojmë për një filxhan kafe!

Ibrahim Ajvazi

Përderisa ndodhemi brenda një situate kritike e cila po vazhdon me pasoja me marrjen e jetës së njerëzve , tek ne po hasim në perplasje të dy pikave shumë të rëndësishme të njeriut DIJA dhe MOSDIJA.
Nga njëra anë kemi rekomandime dhe apele të vazhdueshme për kujdes dhe mbrojtje nga ana e mjekëve dhe ekspertëve , ndërsa nga ana tjetër kemi grupin e “ekspertëve popullor ” që e kanë bërë tashmë të famshme thënien : “ska virus ,këto gjëra janë gënjeshtra” e cila është shembulli më i keq që po servohet në publik.

Sot po shohim që po vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në masë të madhe , por nga ana tjetër 30% është rritur edhe numri i njerëzve që po mbajnë maskat mbrojtese , pyetja është se : Pse kemi nevojë t’i bëjmë gjërat nga frika e jo nga kujdesi ?
Sepse tek ne bindja që virusi ekziston në të vërtet fillon vetëm në rastet kur virusi na i “zhduk” më të dashurit tanë , kur na sëmuren nëna ,babai apo ndonjë familjar i afërm .

Askush nuk ka një nënë apo një baba për të i’a bërë dhuratë virusit , pse është e nevojshme që vetëm vdekjet e njerëzve dhe aplikimi i sanksioneve të sjellin vetëdije tek njerëzit ?

Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s thotë : Më i miri ndër jush është ai i cili është i dobishëm për veten dhe shoqërinë . A jemi duke menduar ne per te tjeret perderisa numri i te infektuarve rritet si rezultat i pakujdesise që po tregojmë , a jemi duke menduar që ne jemi duke u bërë vrasës , a jemi duke e menduar se ne përveç vetes po e shkatërrojmë edhe shoqërinë dhe rrethin !?
Cfarë shembulli ne po pasojmë tek gjeneratat e ardhshme , a e kemi pyetur veten se pas disa vitesh ata si çka do të na mbajne mend neve përgjatë kësaj pandemie dhe jo vetëm ?

–Ja po ju them une : Do të na përkujtojnë si njerëz të papërgjegjshëm , si njerëz të cilët për një kafe po sakrifikojmë jetën e një njeriu , si njerëz të cilët do të jemi objekt i talljeve për shkak të mendjelehtësisë.
Ne përderisa çdo ditë po tentojmë të bëjmë reforma në mënyrë që të i bindim liderët botëror që të na marrin dhe pranojnë në organizatat botërore , paramendoni çfarë shembulli jemi duke dhënë tani dhe a ky është shembulli me çka do e mahnisim Evropën ?

Nëse synojmë të jemi pjesë e Evropës , duhet edhe të sillemi Evropianë . Le të tregohemi njerëz të kulturuar , të mençur dhe të edukuar me çka edhe të tjerët të na marrin seriozisht sepse koha është për të ecur para dhe për të trokitur në dyert e suksesit dhe jo dështimit .

Mendoni për veten tuaj , për njerëzit që keni në shtëpi dhe pastaj mendoni edhe për rrethin dhe gjithë shoqërinë që ju rrethon . Skemi pse të bëhemi vrasës përderisa e kemi shansin që të tregohemi njerëz të civilizuar dhe të shpallemi heronjë me çka do të jemi fytyrë zbardhur para njerëzve por edhe para Zotit.

Autori është student në studimet master pranë UEJL-së!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!