Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIBADET ISMAILI - PENSIONISTI AKTIV

IBADET ISMAILI – PENSIONISTI AKTIV

IBADET ISMAILI – PENSIONISTI AKTIV!
Ideali jetsor i çdo perosni është arsimi, gjurmimi për dituri të reja, për të shkuar përpara dhe për ta drejtuar shoqërinë përpara! Kënaqësia e dyfisht për një arsimtar është kur jep dituri dhe kur i sheh gjeneratat e përgatitura që me aftësit e tyre kreative kontribuojnë për ndryshimin e fizionomisë të shoqërisë në të gjitha domenet e saj! Nxënësit i kanë prindërit e tyre biologjik, por kanë edhe një prind tjetër –arsimtarin që arrin ti kuptoj, tu ndihmoj dhe të gëzohet me sukseset e tyre.Momentet më të mira në jetën e një arsimtari janë ato që i ka kaluar me nxënësit e tij! Rekrutimi i kuadrove të aftë me një elan krijues dhe ndërtues është ideali i çdo arsimtari! Në vitin e largët 1986 pas shum pritjeve dhe kërkesave të nxënësve në QAM “Niko Nestor” Strugë u punësua si profesor Ibadet Ismaili inxhinieri i parë tekstili. Studimet i kreu në Univerzitetin e Zagrebit në: Fakultetin e Teknologjisë së Tekstilit (FTT) – drejtimi Teknologjia dhe inxhinieria e teksilit. Pas diplomimit e morri barrën dhe përgjegjsinë e punës të profesorit për ti ligjeruar të gjitha lëndët profesionale në drejtimin e Tekstilit në gjuhë amtare për rreth 38 vite deri në pensionim. Pas dhënies të provimit profesional e plotësoj kërkesën ligjore për ta ushtruar profesionin e mësimdhënësit me përgatijen adekuate pedagogjike, didaktike dhe profesionale! Deri në ditët e sotme ai mbeti kuadër deficitar në drejtimin e tekstilit i cili me sukses i realizoj të gjitha kërkesat që janë të pashmangshme për aftësimin e nxënësve si teknik tekstili për përpunimin e veshjes -konfeksioner . Për shkak të mungesës të inxhinierëve të tekstilit në tregun e punës profesor Ibadeti vazhdoj me punën e tij edhe pas pensionimit vetëm që mos ndërpritet kontinuiteti në drejtimin e teksilit dhe nxënësit ta përfundojnë me sukses shkollimin e tyre. Profesori tani i pensionuar i kalon momentet më të mira të jetës duke e shprehur gëzimin se ende i mban raportet e afërta interaktive me nxënësit e tij duke e ruajtur thesarin e mendimeve dhe përshtypjeve të bukura! Përshtypjet e mira dhe respekti reciprok janë dritaret e hapura të zemrës! Si përgjegjës i shkollës bashk me organin punëdrejtues dhe kolegët e kabinetit ishte iniciator për furnizimin e shkollës me makina qepëse për realizimin e mësimit praktik për aftësimin e nxënësve në thirrjen e profesionit të tyre ! Mësimdhënia praktike e kristalizon bindjen se zvoglohet hendeku i dallimeve ndërmjet teorisë dhe praktikës, midis nxënësve dhe mentorëve!
Arsimi profesional nuk është vetëm përgatitje për jetën,nuk është vetëm fitim i shkathtësive,nuk është vetëm përvetësim i një zanati por është një aksion që e mban jetën! Arsimi profesional është baza themelore për sukses, për ndryshimin e botës , për ndryshimin e vetëvetes. Si vizioner duke e parë rëndësinë e arsimit dual profesori Ibadet gjithë energjinë e drejtoj në afirmimin e arsimit profesional duke e zgjuar interesimin e nxënësve për dizajnin, stilizmin dhe modën, duke e bër drejtimin e tekstilit si drejtim atraktiv! Profesor Ibadeti me punë e tij frymëzuese profesionin teknik i tekstilit e bëri tepër joshës për gjeneratat e reja! Sot me shum siqeritet pranon se i mungojnë nxënësit e tij,kureshtja e tyre ,zhurma e makinave qepëse, puna praktike dhe modelet e ndryshme të dizajnuar nga vetë nxënësit! Uji bëhet i pastër duke rrjedhur më tej, nxënësi duke mësuar dhe ndjekur këshillat e mësuesit!
Muhamet Borova

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!