Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un thuhet të ketë pushuar nga puna fotografin e tij personal sepse ky i fundit i zuri pamjen vetëm për disa sekonda.
Fotografi, i identifikuar vetëm nga mbiemri, Ri u pushua menjërë pasi kishte tentuar të shkrepte fotot “perfekte” për diktatorin gjatë zgjedhjeve.
Ri është shpallur fajtor për lëvizjen e këndit të kamerës në mënyrë që “flashi të mbulonte qafën e liderit suprem të nderuar dhe të respektuar.”
Ai u fajësua gjithashtu për shkeljen e dy rregullave të mëtejshme – një që ndalon fotografinë dy metra afër tiranit dhe një tjetër që ndalon marrjen e fotografive apo videove drejtpërdrejt para tij.
Si rezultat, fotografi 47-vjeçar u shkarkua nga puna e tij dhe u përjashtua nga Partia e Punëtorëve të Koresë, duke u bërë kështu një qytetar i klasit të dytë.