Mediat kroate kanë publikuar shqetësimin e një të riu 21-vjeçar, i cili ka ngjashmëri të madhe fizike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Hronika shkruan se ky i ri është në kërkim të shpirtit binjak, por problem i krijon fakti është sozia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ai thotë se edhe pse është në rrjetin e njohjeve Tinder, nuk ka shumë kërkesa nga vajzat për ta njohur.
Kërkesa që ka për të dashurën e ardhshme është që të mos e shqetësojë fakti që është shumë i ngjashëm me presidentin e Serbisë.
“Nëse doni një person të pjekur, dhe nuk ju shqetëson fakti që unë dukem si Vuçiç, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas,” ka shkruar ai në aplikacionin e njohjeve sociale.