Për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale të “prodhimit të paautorizuar dhe vendosjes në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër 27-vjeçarit M.J. nga Ohri, shkruan Struga Ekspres.
Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve që drejtonte, punonjësit e policisë së Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë, njofton MPB.(Struga Ekspres)