Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaI riu i kërcen mbi shpinë peshkaqenit (VIDEO)

I riu i kërcen mbi shpinë peshkaqenit (VIDEO)

Është shumë normale që të gjithë të dalin në breg të detit kur shohin se ka një peshkaqen afër, por është çmenduri e madhe që t’i kërcesh në kurriz.

Një video ku një i ri shihet teksa i kërcen peshkaqenit në kurriz, është bërë virale. Videoja është xhiruar nga shokët e tij që ishin në varkë.

Videoja është xhiruar javë më parë në Cohasset të Massachusettsit dhe tregon se si peshkaqeni i dytë më i madh në botë, që ushqehet vetëm me zooplankton, po i kalon grupit të shokëve shumë pranë varkës. Në një moment, njëri prej tyre i hidhet sipër.

Peshkaqeni përpiqet të largohet shpejt, ndërsa njëri prej djemve dëgjohet të thotë: “Shoku, të preku me bisht”.

Komentet e lexuesve në rrjetet sociale ishin më shumë negative.

“Do të doja të kishte qenë një peshkaqen i bardhë. Ose provo t’i hidhesh ndonjë ariu herë tjetër”, shkroi një komentues.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments