Dje më datë 27.07.2022 në ora 12:00 nga SPB-ja Shkup është raportuar se personi G.A (22) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Mjeku i Emergjencave ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa nga ekipi i SVR Shkupi ka kryer kontroll të vendit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.