Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniI lindur në Kumanovë, 36 vite pa shtetësi

I lindur në Kumanovë, 36 vite pa shtetësi

Burhan Fazliu është banor i Kumanovës dhe në këtë qytet ka lindur në vitin 1984. Edhe pas 36 viteve ai nuk ka shtetësi të Maqedonisë. Shpjegon se prindërit e tij në vitin 1960 në kohën e Jugosllavisë, nga Serbia janë shpërngulur në Kumanovë. Prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij e kanë nënshtetësinë, vetëm ai jo. Burhani thotë për ALSAT se disa herë i ka dorëzuar dokumentet në polici por nuk ka marrë përgjigje. Shton se në vitin 2001 në vend që ti përgjigjen për nënshtetësinë, autoritetet e MPB-së e kanë njoftuar se i kanë humbur dhe e kanë lutur ti bëjë prej fillimi. Deklaron se ka librezat e shkollës “Bajram Shabani”, certifikatë të lindjes, numër amëz, fletë pronësitë e shtëpisë dhe tokave por edhe dokumente të gjykatës që nuk është i dënuar ose që nuk është shtetas i Serbisë. Por thonë se në MPB i kërkojnë dokumente të cilat nuk ka si ti sigurojë.

Më kërkojnë dokumente që nuk mund ti posedoj. Që janë prej Serbie të ardhura në Maqedoni, por në Maqedoni janë që 60 vite prindërit janë edhe shtetas të Maqedonisë, janë edhe motrat, vëllezërit, gjithë familjet, vetëm unë nuk e posedoj nënshtetësinë, e kam librezën e doktorit, e kam librezën e shkollës, e kam certifikatën e lindjes, i kam të gjitha dokumentet që i posedon Maqedonia, kurse të Serbisë nuk kemi asgjë ne, përveç prindërve që kanë lindur në Serbi”-tha Burhan Fazliu, qytetar.

Burhani thotë se pa dokumente është i bllokuar dhe i kufizuar në jetën private. Për rastin e Burhanit u interesuam edhe në MPB. Nga policia na u përgjigjën se Burhani është i lindur në Kumanovë por nuk ka prejardhje nga Maqedonia.

MPB:

Personi Burhan Fazlieviq i lindur më 05.01.1984 në Kumanovë, nuk është me prejardhje shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriu dhe deri më tani nuk ka dorëzuar kërkesë për t’u bërë shtetas dhe nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë në Veriut. Nëse dëshiron të marrë nënshtetësi, duhet që në Sektorin për çështje juridike në Kumanovë, personalisht të dorëzojë kërkesë.

Nga MPB po ashtu njoftojnë se për momentin veprojnë për 2439 kërkesa të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mefail Ismaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!