Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëI jep para me kamatë 4 mijë e 500 euro, ia merr...

I jep para me kamatë 4 mijë e 500 euro, ia merr mbi 15 mijë euro, arrestohet

Një person është arrestuar pasi me shantazh dhe kërcënim ka detyruar një tjetër që borxhin prej 4 mijë e 500 eurosh ta paguajë me mbi 15 mijë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me fajde i ka dhëne viktimës 4 mijë e 500 euro ndërsa përmes shantazhit dhe kërcënimit e ka detyruar që të paguajë një shumë më të madhe se që i kishte dhënë. Rasti ka ndodhur në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti të dëmtuarit mashkull K/Shqiptar i ka dhënë me fajde të holla në vlerë 4500€. I njëjti duke e shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 000€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments