Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiI hëngri aq shumë thonjtë sa që u desh t’ia amputonin gishtin...

I hëngri aq shumë thonjtë sa që u desh t’ia amputonin gishtin (FOTO)

Një gruas u desh t’i amputohej gishti, pasi zhvilloi një formë të rrallë të kancerit të lëkurës, që u shkaktua nga ngrënia e thonjve.

20-vjeçarja Courtney Whithorn thotë se i shkaktoi traumë të madhe gishtit të saj, duke ia ngrënë thoin komplet – dhe duke shkaktuar kështu një melanomë akrale.

Courtney, që është nga New Aycliffe, Angli, tha se filloi ngrënien e thonjve pas disa ngacmimeve në shkollë, por që një ditë ajo e hëngri komplet thoin e gishtit, transmeton Gazeta Express.

Thoi u bë i zi, por Courtney tha se kishte shumë turp t’i tregonte miqve dhe familjes për këtë. Ajo shkoi te një mjek, i cili ia dha asaj lajmin tronditës se ajo kishte kancer dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar gishtin, mjekët ia hoqën komplet atë javën e kaluar.

Courtney tha: “Kur e kuptova se ngrënia e thoit ishte shkaktari i kancerit, u trondita. Mendoja me vete, si ia bëra këtë vetes, s’mund ta besoja”.

Në fillim iu hoq vetëm ‘shtrati i thoit’, por pas disa testeve, mjekët i thanë asaj se për këtë lloj kanceri zgjidhja e vetëme është amputimi. Pas amputimit, mjekët thanë se ajo nuk kishte më qeliza kancerogjene. /Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!