Nga Shpëtim Pollozhani
STRUGA PO MASAKROHET PËR INTERESA KLANORE
Rruga e Dibrës që del tek liqeni është arteria kryesore e qytetit. Shnderrimi i kësaj rruge në rrugë njëkahëshe bëhet për interesa klanore pasi e dijmë se kjo rrugë, nga po kjo parti u shndërrua në rrugë njëkahë edhe përpara disa vjetëveshe. Menjëherë pas këtij veprimi u dyfishuan çmimet e shtëpive, shumica të maqedonasve, të cilat pas shnderrimit të kësaj rruge në rrugë njëkahëshe i bënë nga tre dyqane secila. Merreni me mend, një qytet ku qarkullojnë mbi 60.000 banorë nuk e ka një bulevard dalës. Cila është logjika e këtij veprimi alogjik i pushtetarëve. Përse opozita nuk e ka bërë problem këtë veprim kundër intreresave të qytetarëve. Mos vallë edhe ata janë pjesë e masakrimit të Strugës.