Monday, July 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionI forti dhe paraja bën ligjin në Strugë! Qytetarët: "Ligjin e bën...

I forti dhe paraja bën ligjin në Strugë! Qytetarët: “Ligjin e bën Maliqi”

I forti dhe paraja bën ligjin në Strugë
Një reflektim mbi një realitet të hidhur shoqëror

Në zemër të një qyteti që dikur frymonte me kulturë, bashkëjetesë dhe bukuri natyrore, sot ndjehet një zhurmë tjetër — jo ajo e valëve të Drinit apo e zërave të fëmijëve në rrugët e qytetit, por zhurma e makinave të shtrenjta, arrogancës së “të fortit” dhe një pasigurie që zgjatet nga mëngjesi në mbrëmje.

Struga, qytet i bukur, por gjithnjë e më shumë nën hijen e atyre që e mbajnë veten mbi ligjin. Paraja dhe forca fizike, në vend që të jenë mjete për përparim ose mbrojtje, janë kthyer në valuta të frikësimit dhe kontrollit. Kush ka më shumë, ka të drejtë. Kush ka miq në institucionet që duhet të ruajnë drejtësinë, i shmang pasojat me një të tundur të dorës.

Askush nuk e thotë me zë të lartë, por të gjithë e ndiejnë: ligji nuk është i njëjtë për të gjithë. Nëse je i zakonshëm, gjobitesh për një letër mungesë në veturë. Nëse je “dikushi”, ke imunitet të heshtur — parkon ku të duash, flet si të duash, bën çfarë të duash.

Edhe më e dhimbshme është normalizimi i kësaj gjendjeje.Shumë nga të rinjtë e Strugës nuk ëndërrojnë më të bëhen mjekë, profesorë apo artistë. Jo. Ëndërrojnë të kenë fuoristradë, të hapin një lokal, të bëhen “respekt” me frikë, jo me vlera.

Por qyteti nuk është vetëm i “të fortëve” dhe të pasurve. Struga ka akoma njerëz që nuk janë dorëzuar — mësues të përkushtuar, prindër që edukojnë me dinjitet, të rinj që studiojnë e punojnë ndershëm. Ka ende shpresë, por ajo zbehet sa herë që drejtësia shitet dhe e mira hesht.

Nëse nuk ngrihemi për vlera, nesër do të jemi të gjithë viktima të anti-vlerave.

Lindim Etemi-Struga Ekspres

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments