Seanca për ndryshimet kushtetuese për emrin edhe pas shumë tentimeve nuk do të mbahet sot dhe se është vendosur që të vazhdojë ditën e nesërme. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili theksoi se seanca vazhdon nesër në ora 12.00, informon INA.
Ndërkohë, kryeministri Zoean Zaev po vazhdon takimet bashkërenduese me Lëvizjen BESA dhe kryetarin e saj Bilall Kasamin, si dhe grupin e 8 deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë theksuar se nuk do të votojnë pro marrëveshjes, nëse pranohen kërkesat e Lëvizjes BESA. Zaev tha se po vijon bisedimet për të gjetur një kompromis me palët që të sigurohen 80 votat e deputetëve për të votuar ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut. (INA)