I burgosuri në Idrizovë rreh policin dhe e bën për në spital

0
180

*Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në burgun e Idrizovës, ku një i dënuar ka sulmuar me grushte një polic burgu gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Polici ka pësuar lëndime në kokë dhe trup, për çka menjëherë i është dhënë ndihmë mjekësore. Ai është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku i është bërë edhe një radiografi.

I burgosuri, i cili po vuan një dënim prej 13 vitesh për drogë dhe vjedhje, nga të cilat ka kryer 4 vite, është identifikuar si autor i sulmit.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5