Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHyjnë në fuqi masat qeveritare për vendkalimet kufitare, prej sot me çertifikatë...

Hyjnë në fuqi masat qeveritare për vendkalimet kufitare, prej sot me çertifikatë vaksinimi

Prej sot, përveç se në hyrje të shtetit, edhe për dalje nga shteti duhet të keni certifikatën e vaksinimit, ose testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 ore, ose testin antigjen të shpejtë jo më të vjetër se 48, ose certifikatë se keni kaluar kovidin në 45 ditët e fundit.

Në të kundërt duhet të izoloheni për të paktën 7 ditë. Ky vendim vlen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut por edhe për të huajt.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është plotësuar edhe vendimi për karantinë të detyrueshëm në kohëzgjatje prej shtatë ditëve, në qoftë se personat gjatë hyrjes në vend nuk kanë PCR test, certifikatë për vaksinim ose vërtetim se ka kaluar Covid-19. Kohëzgjatja e karantinës, siç njoftuan mbrëm nga Qeveria, mund të zvogëlohet në pesë ditë në rast se gjatë kësaj kohe personi në fjalë realizon test PCR.

Kjo masë do të vlejë për shtetasit vendas dhe të huaj ndërkaq shteti nuk do të mbulon shpenzimet për izolim të shtetasve të huaj.

Nga kjo masë përjashtohen shoferët transportues vendas si dhe shoferët transportues që kalojnë transi në vendin tonë.

Shtetasit e huaj do të mund të kalojnë transit në Maqedoninë e Veriut duke nënshkruar deklaratë paraprake, me afat për të lëshuar vendin brenda 5 orëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!