Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriHumbën jetën nënë e bir, ky është momenti tragjik kur makina çan...

Humbën jetën nënë e bir, ky është momenti tragjik kur makina çan kangjellat dhe bie në lumë (VIDEO)

Janë bërë publike pamjet e momentit kur makina që po udhëtonte nënë e bir ka çarë kangjellat dhe ka përfunduar në lumin Osum.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën nëna dhe djali i saj 6 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:00 në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, në Berat.

 

Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si Klaudia Xheferaj, e cila duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën edhe djali i saj, rreth 6 vjeç.

Nga pamjet e siguruara nga Opinion.al, duket se drejtuesja është duke lëvizur me shpejtësi dhe papritur makina shkon drejt kangjellave të urës dhe përfundon në lumë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments