Me datë 01.01.2024 në ora 18:30 në SPB- Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir-Prilep në afërsi të vendit të quajtur Xhaferica, I.S.(67) nga Prilepi duke drejtuar automjetin “Suzuki” me targa të Prilepit i është përkëqesuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë autmjeti ka dalë nga rruga,shkruan Struga Ekspres.
I.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes , vdekjen e ka konstatuar mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore dhe në konsultim me prokurorin publik trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.(Struga Ekspres)