Një burrë 46-vjeçar nga fshati Llakavicë ka vdekur pasi që gjatë riparimit të një eskavatorit, i njëjti e ka shtypur në pjesën e gjoksit, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.
Fatkeqësia është paraqitur në polici dje në orën 14:10, ndërkaq ka ndodhur në fshatin Bellovishtë të Gostivarit.
Ashtu siç kumtoi MPB, mjeku i Qendrës Mjekësore në Gostivar e ka konstatuar vdekjen e 46-jeçarit A.R., ndërkaq në vendin e ngjarjes ka bërë ekspertizë prokurori publik dhe ekipi i Stacionit Policor të Gostivarit, por edhe inspektori i punës nga Inspektorati Shtetëror për Punë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.