Në stacionin e policisë së Ohrit dje, në orën 21.34, një punonjës i Telekom-Ohrit, raportoi se në hyrje të ndërtesës së Telekomit Makedonski në rrugën “Partizanska”, u gjet i vdekur 46 vjeçar nga Ohri.Ai ishte punonjës i agjencisë së sigurisë dhe ishte përgjegjës për sigurimin e objektit.
Një mjek i ekipit të Urgjencës e konstatoi vdekjen pa gjurmë dhune. Me pëlqimin e Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes për varrim.
(Struga Ekspres)