Rreth 62.7 % e nxënësëve konfirmojnë se dhuna është shpesh ose vazhdimisht e pranishme në mjedisin shkollor. Numri më i madh i tyre e njohin dhunën fizike, e cila është kryesisht e dukshme. Sipas nxënësve, dhuna psikologjike dhe kibernetike janë të pranishme në përqindje të lartë, tregojnë të dhënat në hulumtimin e organizatës think tank“Analitika” të realizuar me 305 nxënësve nga tri shkolla të mesme të Shkupit me përbërje të përzier etnike, – “Zdravko Cvetkovski”, “Zef Lush Marku” dhe “Shaip Jusufi”.
ORGANIZATA THINK-TANK ANALITIKA
“ Gjetjet e hulumtimit japin një pasqyrë dërmuese se sa dhe në çfarë forme ndodh dhuna. Një përqindje e lartë e nxënësve, pra 70% prej tyre dëshmojnë për sjellje të dhunshme në shkollat e tyre, por nuk e denoncojnë për një sërë arsyesh, duke përfshirë se nuk dinë se kë të raportojnë apo si të raportojnë dhe të mbeten anonimë”.
Pyetjes se a mendoni se mësuesit i kushtojnë kohë të mjaftueshme edukimit të nxënësve për parandalimin dhe përballimin e dhunës, 82,3 % e nxënësve janë përgjigjur se stafi mësimdhënës i kushton më së shumti kohë këtij lloj edukimi. Pothuajse të gjitha shkollat kanë një kod sjelljeje si dhe një kod qasjeje në rast dhune. Megjithatë nga analitika theksojnë se ajo nuk njihet apo prezentohet para nxënësëve ashtu siç duhet.
ORGANIZATA THINK-TANK ANALITIKA
“Tek 43 %e nxënësëve, përgjigjja dominuese është se dhuna ndalohet më së shumti nga mësuesit në shkollë, gjë që tregon për rëndësinë e rolit të stafit mësimdhënës në krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor. Dhuna me bazë gjinore dhe barazia gjinore janë ende një nga temat më urgjente në komunitetin tonë, duke përfshirë edhe shkollat. Kur flasim për shoqërinë tonë, mund të shtojmë gjithashtu se dhuna me bazë gjinore trajtohet si një temë tabu, ku nuk ka edukim, ndihmë dhe mbështetje për vajzat e reja”.
Nga “Analitika” theksojnë se sistemi arsimor, pra shkollat, janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në procesin e njohjes dhe raportimit të rasteve të dhunës, ku dhuna ndaj fëmijëve mund të zbulohet herët me qëllim të parandalimit të saj. Është e rëndësishme të vendoset një marrëdhënie e hapur dhe e drejtë mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve, sepse kjo ndihmon në uljen e dhunës në shkolla.
Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i kulturës së paqes dhe parandalimit të dhunës, si vlera themelore në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë”, të cilin e zbaton “Analitika” – Shkup, me mbështetje financiare nga Ambasada e Kanadasë në Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Medina Ajeti /SHENJA/