Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHuliganët e 27 prillit: Duam pajtim nacional, të shtrim dorën edhe me...

Huliganët e 27 prillit: Duam pajtim nacional, të shtrim dorën edhe me shqiptarët


Një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit nëpërmjet një letre janë drejtuar opinionit. Ata kërkojnë pajtim nacional, ndërsa kanë porosi edhe për pushtetin, por më tepër për VMRO-DPMNE-në. Sipas tyre, kjo është kështu ngase ata i takojnë kësaj partie. Në letrën, të akuzuarit thonë se pajtohen me deputetët që kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese, por vlerësojnë se duhet të garantohet identiteti maqedonas.

“I bëjmë thirrje Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së të shqyrtoj vendimin e kryetarit Mickoski për të përjashtuar nga partia deputetët. Të ndalojnë menjëherë sulmet mbi deputetët, ata janë vëllezër tanë të gjakut dhe kombit. Me ta ne i kemi ndarë dhomat në burgun e Shutkës- mos e harroni këtë”, thuhet në letrën.
Një pjesë e të akuzuarve thonë se e përkrahin perspektivën euroatlantike të Maqedonisë ngase kjo ka qenë edhe ëndrra e tyre.

“Kërkojmë që Maqedoni me shpejtësi të bëhet anëtare e NATO-s, që të kemi integritet territorial të siguruar, dhe mos harroni se për këtë vend kanë vdekur komitë, partizanë, branitela. Kërkojmë udhëheqësia e partisë të ngritët mbi interesat e saj dhe të rreshtohet në krye të unitetit nacional, sepse këto fjalë janë në emrin e partisë. Pa hamendje shtrimë dorë dhe e përkrahim procesin e pajtimit nacional”, thuhet në letrën e një pjesë të të akuzuarve për 27 prillin, përcjell SHENJA.

Më tej në letër thuhet se urrejtja dhe ndarjet sjellin vetëm urrejtje të reja. Ata kanë zgjatur dorën për pajtim edhe për shqiptarët. “Bëjmë thirrje edhe për shtrirje të dorës së miqësisë edhe me shqiptarët në Maqedoni, që më në fund të bëjmë atë hap të guximshëm dhe të ngritemi mbi individët”, thuhet mes tjerash në letrën. Ata kanë kritikuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki duke thënë se ai nuk duhet të lejojë që fëmijët e deputetëve që kanë votuar “për”, të jetojnë me frikë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!