Hoxhê Aris Saiti
A do të ndryshojmë ndonjëherë?
O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.
(Bekare 254)
Njerëzit janë bërë të korruptuar sot dhe shumë egoistë. Askush nuk kujdeset që fqinji i tij është i sëmurë, i uritur, se ai ka nevojë për ndihmën e dikujt, veçanërisht kur flasim për të moshuarit. Gjatë gjithë kësaj kohe para fillimit të kësaj sprove, ne thjesht po vraponim pas parave dhe interesave tona që nuk e vumë re fare për njerëzit që kishin nevojë për ndihmën tonë. Duket se kemi harruar se çfarë do të thotë të jesh besimtar. A kemi harruar që të gjithë do të qëndrojmë para Zotit të gjitha botrave, i cili na ka krijuan edhe ne, edhe viruset,bakterjet,atome dhe molekula, dhe se ai do të na pyesë për të gjitha veprat tona dhe nuk do të interesohet se sa para kemi në xhep dhe çfarë makine drejtojmë.
Pse e them këtë ? E themi sepse njerëzit kryesisht e përmendin Zotin kur kanë disa vështirësi , ju mund t’i drejtoheni Allahut me lutje deri në vdekje, drejtohuni tek Allahu çdo ditë përmes lutjeve,mirësive dhe fjalëve të mira të përditshme.d-
Dhe përsëri, mbani në mend se duhet të mendoni edhe për ata njerëz të moshuar, të sëmurë, të rraskapitur që gjithashtu kanë nevojë për ushqim dhe ndihmë gjatë këtyre kohërave të vështira.
Ka njerëz që kanë frikë nga ky virus dhe nuk kanë frikë se çka adhurojnë, dhe pse kanë frikë nga ndëshkimi i Allahut për mos adhurim, Subhanallah. Bëhuni besimtarë por edhe njerëz të mirë dhe fqinjë të mirë, ndihmoni vëllezërit dhe motrat tuaja në nevojë, ushqeni të uriturit, vizitoni dhe ndihmoni të moshuarit dhe të sëmurët, mos blini shumë ushqime nëpër dyqane dhe më pas të prishen në shtëpi, përkundrazi blini gjysmë për veten tuaj dhe gjysmë për disa të varfër dhe komshinjt tuaj.
Bëhuni fqinj të mirë, besimtarë të mirë, sepse e gjithë kjo do të kalojë, bota dhe ne dhe viruset do të kalojnë, vetëm ajo e mirë dhe e keqe që kemi bërë në këtë botë do të mbetet, prandaj sigurohuni që kandari të peshojë në anën e të mirës. Allahu na ruajtë nga tundimi, na dhëntë forcë, shëndet dhe durim për të ardhmen e këtij populli dhe mëshirën dhe faljen në për gjithë njerëzimin.
Kështu që unë ju pyes, a do të jemi të njëjtë pasi virusi të kalojë apo do të ndryshojmë?