Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësi
Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.
E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.
Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.
Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.
Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.
E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.
Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!
Hoxhë: Blerim Musliu