Imami i mirënjohur nga Shkupi, Bekir ef. Halimi nëpërmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka dërguar një kërkesë deri tek Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, njofton News33.
Halimi kërkon që Bashkësia Fetare të kërkojë nga institucionet dhe Qeveria që ora policiore në ditët në vazhdim të fillojë nga ora 22:30.
Këtë kërkesë imami Halimi e ka bërë që besimtarët mysliman në këtë muaj të ramazanit të kenë hapsirë të falin namazin e teravisë.