Hollandezi shkel me makinë 54 vjeçarin në Ohër, dërgohet në spital me lëndime të rënda

0
19

Më 14 gusht 2019, në ora 20:00 në SPB Ohër, u raportua se në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, një automjet i tipit Citroen F1 me targa të Ohrit, i drejtuar nga 24-vjeçari B.D.J nga Hollanda, goditi 54-vjeçarin B.R. nga Ohri,informon Struga Ekspres.

Në aksident këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transferua në spitalin “Shën Erazmo në Ohër, ku iu dha ndihma mjekësore.

Ekipi i SPB-Ohër ishte në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin në fjalë.

(Struga Ekspres)