Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.
“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.
Kokalari ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian. Ajo thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.
“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.
“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.