“Historia antike e fshehur në Liqenin më të vjetër në Evropë” është titulli i një video-raport të publikuar nga servisi publik britanik BBC dje në faqen e internetit në suaza të të ashtuquajturit “Travell shou”.
“Ky është Liqeni më i vjetër në Evropë. Dhe mjedisi rreth tij është i vjetër gjithashtu. Madje edhe Ohri ka qenë një qytet që në kohën e babait të Aleksandrit të Madh, Filipit, në shekullin e katërt para Krishtit”, thotë autori në fillim të reportazhit.
Pikërisht historia, theksohet, është arsyeja për shkak të së cilës dëshirojnë të vijnë në Ohër.
Bashkëbiseduesi i saj, Jovan Stojanoski, një transportues me varkë. thekson se pikërisht trashëgimia dhe tradita antike janë më tërheqës për vizitorët.
“Shumica e turistëve dëshirojnë t’i ndjejnë dhe përjetojnë punët nga koha antike, ta shohin kulturën e këtushme”, thotë Stojanoski se veçanërisht është krenar që është nga Ohri.
Përveç bukurive të Liqenit, reportazhi e tregon mundësinë e zhytjes dhe të shihen mbetjet historike nënujore, ndërsa me vizitln e lagjes parahistorike, ende e quajtur Muze i ujit.
“Nuk duhet të shkojmë lar që të gjejmë mbetje nga historia antike të Ohrit, përmendi autorja, e cila, siç shton, e mahnitur nga uji i pastër nuk ka arritur t’i vërejë artefaktet e para në të cilat ka hasur gjatë zhytjes.
Tërë reportazhin mund ta shihni në http://www.bbc.com/travel/story/20170825-the-ancient-history-concealed-in-europes-oldest-lake.