Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHisni Shaqiri: Të hapet kushtetuta, shqiptarët të bëhen popull i barabartë (VIDEO)

Hisni Shaqiri: Të hapet kushtetuta, shqiptarët të bëhen popull i barabartë (VIDEO)

Ish deputeti dhe veprimtari Hysni Shaqiri mbrëmë në Emisionin Debativ në TV SHENJA foli për historinë më të re të shqiptarëve në Ballkan, të cilën e përfshinë edhe në librin e sapobotuar “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë në vorbullën e ngjarjeve 1981-2021”. Shaqiri flet për konfliktin e vitit 2001, të cilit iu bashkua duke lënë postin e deputetit, për sfidat në luftë dhe ngjarjet e pakuptimta që ndodhnin gjatë konfliktit, si për shembull tërheqja nga Kalaja e Tetovës. Në përgjithësi, Shaqiri thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk e ka zgjidhur çështjen kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

HISNI SHAQIRI, HISTORIAN                          
Unë e kam parasysh se Marrëveshja e Ohrit është një dokument që, e them pa ngurrim, ka elemente pozitive dhe të mira, por nuk e ka zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare…”.

Sipas Shaqirit, për të zgjidhur çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të hapet Kushtetuta dhe shqiptarët dhe maqedonasit të definohen si popuj të barabartë në Kushtetutë. Por kjo sipas tij mund të bëhet vetëm më politikanë të pastër dhe ditur.

HISNI SHAQIRI, HISTORIAN
“Pikë së pari shqiptarët duhet të lirohen nga njerëzit servilë, nga njerëzit që janë dorë e zgjatur e dikujt tjetër dhe nuk bëjnë punë për popull, dhe të organizohen në mënyrë shumë ideale politikisht me njerëz të bindur për zgjidhjen e çështjes kombëtare, por njëkohësisht edhe njerëz guximtarë dhe të ditur. Të arrihet një unitet, të kërkohet nga pala maqedonase të arrihet një marrëveshje historike ku do të jemi të barabartë në ligj dhe Kushtetutë”.

Shaqiri foli edhe për protestat studentore në Kosovë në vitin 1981, përçarjen e PPD-së në vitin 1993 dhe shumë ngjarje të tjera që kanë lënë gjurmë në historinë më të re shqiptare, e që përfshihen edhe në librin e tij. Hysni Shaqiri ka qenë deputet në 4 mandate në vend. Në vitin 2001 ai la postin e deputetit për t’iu bashkuar UÇK-së ku merr rolin e përfaqësuesit të lartë. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!