HAMZA ZYLALI I ARTË NË ULQIN
Vikend i suksesshëm i Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga. Sportistët tanë u paraqitën në dy aktivitete, duke u stolisur me shumë medalje.
Ditën e shtunë (02.04.2022) në Shkup u zhvillua turneu “Funakoshi Gichin 2022” klubi jonë, u prezantua me dy sportistë të cilët u paraqitën për herë të parë, duke u stolisur me një medalje të bronztë, Blendi Ali në kategorinë junior -55kg.
Ditën e diel (03.04.2022) në qytetin e bukur, në Ulqin, u zhvillua, turneu i 18- Ndërkombëtar në karate “Ulqini Open 2022”, me pjesmarrjen e 1070 sportistëve nga 70 klube, nga 10 shtete.
Në fillim të turneut, u bë dhe hapja solemne e turneut, i cili turne mbahet edhe për nder të ditës së qytetit.
Prezent në këtë turne ishin shumë figura udhëheqëse të qytetit, kryetari i qytetit, kryetari i komitetit olimpik të Kosovës, kryetarë federatash etj.
Në hapjen solemne u nderua me një plaketë edhe kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV Alim Hajredini, i cili në fajlimin e tij, përshëndeti të pranishmit në sallë dhe faleminderoj organizatorin mikun tonë z. Ruzhdi Rama, për mikpritjen dhe organizim e këtij turneu madhështor.
K. K “Drini” nga Struga u paraqit me pesë sportistë në diciplina të ndryshme, duke u stolisur me 5 medalje, nga të cilat, 1 medalje ari dhe 4 medalje bronzi.
Hamza Zylali edhe njëher dëshmoi se është në rrugë të mbarë, ai në këtë turne u paraqit, në dy kategori, junior +76kg, ku u stolis me medalje të bronztë, ndërsa për herë të parë u paraqit në kategorinë e seniorëve -84kg, ku fitoj medaljen e arit.
Medaljet e tjera i fituan: medalje të bronztë, kata ekipore vajzat kadete-juniore, në përbërje nga: Fjolla Hajdari, Melisa Hajredini dhe Elsa Mehanja,
Drini Hajredini në kategorinë + 55kg (2008) i bronztë dhe Loriana Ramo në kategorinë -61kg, seniore e bronztë.