Autoritetet në Hamburg janë bërë të parët në Gjermani që njohin zyrtarisht festat islame në mënyrë që punonjësit myslimanë dhe studentët të mund të t’i festojnë ato në shtëpi.
Vendimi është pjesë e një marrëveshjeje në mes të qytetit verior gjerman dhe grupeve lokale myslimane.
Kryetari Hamburgut, Olaf Scholz, tha të martën se ai shpreson se marrëveshja do të shërbejë si një shembull për qytetet tjera gjermane.
Autoritetet vlerësojnë se rreth 150.000 myslimanë jetojnë në qytetin e pothuajse 2 milionë njerëzve.