Hendbollisti i njohur , Arsim Idrizi, i cili të martën ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, në vitin 2001 ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Brigadën 115 në Radushë.
Udhëheqësi i kësaj brigade, Rafiz Haliti- Komandant Mësuesi, në deklaratën për Gazetën Lajm, thotë se edhe pse Arsimi ka qenë ndër ushtarët mëtë rinj, megjithatë ka marrë pjesë në luftimet më të ashpra që janë zhvilluar në këtë pjesë.
Ai ka qenë ushtar në Majen e Kuqe, pikën ku janë zhvilluar luftimet më të mëdha. Ka qenë pjeëmarrës edhe në aksionin për marrjen nën kontroll të kazermës.