Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionHaklaj: Ramush Haradinaj është Emblemë Kombëtare

Haklaj: Ramush Haradinaj është Emblemë Kombëtare

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ju ban thirrje shqiptarëve mbroni e mbështetëni simbolet tona kombëtare.

“Një Komb pa simbole është si Kimia pa Mendelejev”.

Ramush Haradinaj është Emblemë Kombëtare.

Padia e elaboruar në kuzhinat e Beogradit nga sivëllau i Vuçiçit, subashi i Erdoganit, dishepulli i Petenit, kuislingu Edi Rama ndaj Kalorësit të Lirisë së Kosovës, dorëzanit të Pavarsisë së saj, dalëzotësit të Atdheut, pashaportës EuroAtlantike të Kosovës Ramush Haradinaj është akti më i shëmtuar i Kryeministrit tashmë të pagëzuar nga shqiptarët si Esat Pasha i Dytë.
Ky veprim është hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Kryeministrit Haradinaj për shkak të shuarjes së ëndrrës së tij dhe Vuçiçit, pas deshtimit të planit ogurzi në Samitin e Berlinit, ku Haradinaj ndonëse i vetëm ia doli të ndalë skenarin për shkëmbimin e territoreve e ndarjen e Kosovës dhe shterroj ëndrrat e Serbisë madhe.
Bimbash Rama ky model i keq putinian, pasi shkatërroj shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri, uzurpoj të gjitha pushtetet, vetëshpalli vehten Zhupan.
Despot Rama si bashkëregjizor e bashkëskenarist me binjakun e tij Vuçiç hartuan miniShengenin Ballkanik që ka si qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e Jugosllavisë së re apo Serbisë së madhe dhe krijimin e bajpaseve për daljen e saj në Detin Adriatik.
Edi Rama u deklamua solemnisht kundër interesave kombëtare dhe u vetëidentifikua si hakmarrës i ulët.
Asnjë akuzë e fabrikuar, asnjë padi, shpifje ngado që të vijë nuk mund ta eklipsojë veprën monumentale të Ramush Haradinajt, strategut të luftës dhe arkitektit të paqes, personifikimit të lirisë, pavarësisë, demokracisë e konsolidimit të saj në Kosovë, forcimit të Shtetit të së drejtës e rrugëtimit EuroAtlantik të Kosovës.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” denon me indinjatë të thellë këtë akt të shëmtuar të Zografit Edi Rama, në Jubileun e 100- vjetorit të Kongresit të Lushnjes, veprës së ndritur të Aqif Pashë Elbasanit, Sylejman Delvinës Ahmet Zogut, Hoxhë Kadri Prishtinës, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Sheh Ibrahim Karbunarës, Pandeli Evangjelit, Medi Frashërit, Imzot Luigj Bumçit etj.
Në janarin që flet me emrin e arkitektëve të nëntorëve të lirisë Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, Ismail Qemali, Isa Boletini, me emrin e Atit të Kosovës, Gandit të Ballkanit Ibrahim Rugova.
Me pushkën e parë të trinomit të lirisë së Kosovës Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu.
Edi Rama pikërisht në këto momente kremtimi të historisë sonë nacionale sulmon Emblemën Kombëtare Ramush Haradinaj.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ju ban thirrje shqiptarëve në të gjitha trojet etnike për të mbrojtur e mbështetur simbolet e veta.
“Një Komb pa simbole është si Kimia pa Mendelejev.”
Azgan Haklaj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!