Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiHajdutët bëjnë kërdinë në Strugë, qytetarët kërkojnë ndihmën e policisë

Hajdutët bëjnë kërdinë në Strugë, qytetarët kërkojnë ndihmën e policisë


Hajdutët muajt e parë të këtij fillim viti 2019,po bëjnë kërdi në shumë shtëpi të fshatrave shqiptare në Strugë,sidomos ata që janë të pabanuara,pra shtëpitë e mërgimtarëve,shkruan Struga Ekspres.

Hajdutët po thyejnë dhe dëmtojnë gjithçka në këto shtëpi, sidomos në Ladorisht,Shum,Teferiç,Fierisht!

Banorët e këtyre fshatrave alarmojnê herë pas here vjedhjet e hajdutëve nëpër shtëpitë ku pas thyerjeve dhe dëmtimeve ata tentojnë te vjedhin para dhe stoli ari .

Edhe policia është në dijeni të këtyre rasteve të rënda ku pritet edhe një aksion i gjërë për kapjen e hajdutëve dhe vënia para drejtësisê të këtyre të fundit.

Shumë prej banorëve shprehen të shqetësuar sepse sipas tyre është e pamundur tê lihen shtëpitë pa njeri brenda, sepse bien pre e hajdutëve.

Vjedhjet brenda ditës dhe natës nëpër shtëpi tanimë janë kthyer në frikë dhe ankth për banorët e këtyre lokaliteteve.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments