Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHadi Osmani: Zëri i shqiptarëve në LSDM do të jetë edhe më...

Hadi Osmani: Zëri i shqiptarëve në LSDM do të jetë edhe më i madh. Ziadin Sela të bëj reforma, se ndryshe nuk fiton

Hadi Osmani është Kordinator për marëdhënie ndërmjet bashkësive etnike në LSDM-Kumanovë. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë, ku u shkarkuan nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Osmani flet për KDPOLITIK.COM për atmosferën, reagimet dhe pritshmëritë brenda partisë së kryeministrit Zoran Zaev.

KDP: Z.Osmani, LSDM sot mbajti mbledhjen e kryesisë ku u bënë disa ndryshime në hierarkinë e partisë. Për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë?

Hadi Osmani: Janë shkarkuar sekretarët dhe nënkryetarët e partisë, më herët u shkarkuan edhe kryetarët e degës. Bëhet fjalë për një proces të rizgjedhjes apo rivlerësimit të kuadrove partiake. Jam i bindur se në bazë të sukseseve dhe rrezultateve do të bëhen edhe emërimet e reja. Do të dëgjohet zëri i anëtarësisë dhe qytetarëve.

Aleanca e Ziadin Selës duhet gjithashtu të mendojë për reforma sepse po humbin disa cikle dhe duhet të binden se kështu siç veprojnë nuk mund të fitojnë. – Hadi Osmani me kryeministrin Zoran Zaev

KDP: Si do të ndikojnë këto reforma kadrovike në mbështetjen e partisë në elektorat?

Hadi Osmani: Jam i bindur se do të ketë reflektim pozitiv pasi këto reforma vijnë si kërkesë e qytetarëve. Siç e mbani mend kryetari i partisë Zoran Zaev pas rrethit të parë tha se ka marë mesazhin dhe normalisht nëse këtë mesazh e realizon, që duket se po e bën, atëherë edhe reagimi i elektoratit do të jetë pozitiv. Qytetarët duan të udhëhiqen nga parti që e dëgjojnë zërin e tyre.

KDP: Fshesa ishte paralajmëruar në qeveri, por në fakt nisi me partinë e kryeministrit Zoran Zaev. Ka pakënaqësi te funksionarët që humbën pozitat?

Hadi Osmani: Deri më tani nuk ka pakënaqësi, secilu është i vetëdijshëm se më mirë është të humben pozitat partiake sesa besimi i qytetarëve dhe zgjedhjet e ardhëshme ku pastaj do të pësonte i gjithë procesi. Funksionarët e shkarkuar do të kenë mundësi që të refkektojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme dhe të rikthehen. Partia është organ i gjallë ku ka rënie dhe ngritje dhe gjithkush ka më shumë se një mundësi dhe miliona forma.

KDP: Po me BDI-në keni marrëveshje për “fshesën”?

Hadi Osmani: Nuk duhet të ketë marrëveshje, duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve. Nëse BDI dëshiron ti pajtojë dhe rikthejë votuesit duhet ta përmbush kërkesën e tyre siç e bëjmë ne. Nëse nuk e bëjnë do ti pret dënimi i qytetarëve. Reformat nuk bëhen për dëshirën e Zoran Zaevit ose Ali Ahmetit, por të qytetatëve.

KDP: Cili do të jetë roli i shqiptarëve në LSDM pas ndryshimeve të sotme?

Hadi Osmani: Zëri i shqiptarëve do të jetë edhe më i madh sepse edhe hapsira do të jetë edhe më e madhe. Ne mendojmë se nuk duhet marë në konsideratë vetëm përfaqësimin e shqiptarëve në parti por edhe përmbushjen e pritjeve të shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan thjeshtë pozita për disa individë, por kushte dhe jetë për të gjithë.

KDP: VMRO-DPMNE dhe ASH vlerësojnë se këto ndryshime, apo operacioni “fshesa”, nuk do të ketë asnjë efekt. Të dy partitë në opozitë kërkojnë zgjedhje të parakohshme .

Hadi Osmani: Opozita ka të drejtë gjithmonë të kritikojë dhe të sulmojë. Është e pritshme, nuk mund të presim të na lavdërojnë sepse e kemi parasyshë se ku jetojmë dhe me çfarë opozite ballafaqohemi, kjo vlen veçanërisht për VMRO-DPMNE. Aleanca e Ziadin Selës duhet gjithashtu të mendojë për reforma sepse po humbin disa cikle dhe duhet të binden se kështu siç veprojnë nuk mund të fitojnë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!