“Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me të gjitha përgjegjësitë qëndron prapa faktit se denari është stabil dhe do të mbetet i qëndrueshëm. Nuk ka arsye për të ndryshuar kursin, nuk do të përfitojë askush”. Ky është qëndrimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, e cilavlerëson se Banka Popullore ka kapacitete dhe mjete për ta mbrojtur kursin e denarit, nëse paraqitet nevoja.
Ajo shtoi se kjo është dëshmuar tre dekadat e fundit, kur në shumë kriza është ruajtur me sukses stabiliteti i monedhës vendase.
“Kemi më shumë instrumente në dispozicion, do të theksoj më të rëndësishmit – rezervat valutore, të cilat janë të larta, 3.4 miliardë euro, ose dy herë më shumë se në 2008, vit krize financiare globale, kur edhe me sukses e ruajtëm stabilitetin e denarit. FMN në raportin e fundit për vendin, të publikuar muajin e kaluar, thekson se niveli i rezervave valutore është në përputhje me politikën e kursit që ne aplikojmë”, theksoi Anita Angelovska-Bezhoska. /SHENJA/