Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderGuri i dhuron fitoren Shkëndijës, tetovarët me një “këmbë” në raundin e...

Guri i dhuron fitoren Shkëndijës, tetovarët me një “këmbë” në raundin e tretë

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me sukses ndeshjen e parë të raundit të dytë në Conference League teksa mposhti me rezultatin 1-2, letonezët e Valmierës. Në fakt, sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për tetovarët që rrezikuan të ndëshkoheshin pas vetëm pesë minutash lojë. Megjithatë, lojtarët e Shkëndijës e kaluan shpejt momentin e e vështirë dhe në minutën e nëntë gjetën golin me anë të Doriev.

Sulmuesi anësor lëvizi me zgjuarsi duke shmangur mbrojtësin dhe me një goditje tokazi në hyrje të zonës shkundi rrjetën e kundërshtarëve. Ndërkohë, në minutën e 34, Doriev nuk kishte fatin në anën e tij pasi me një goditje potente në hyrje të zonës u ndal vetëm nga shtylla. Por, fati ishte në anën tjetër pasi në fundin e pjesës së parë, vendasit gjejnë golin pas një ekzekutimi të një goditje këndi duke rikthyer baraspeshën.

Sakaq, edhe pse kishin mbetur vetëm pak minuta nga pjesa e parë, sërish të besuarit e trajnerit Artim Shaqiri e patën mundësinë për golin e dytë, por sërish shtylla u bë faktor pasi ndali goditjen me kokë të Ramadanit. Me këtë episod u mbyll 45-minutëshi i parë ndërsa në fraksionin e dytë, Valmiera e nisi ndeshjen më mirë teksa portieri Zahov shpëtoi tetovarët. Megjithatë, me kalimin e minutave kuqezinjtë e morën veten dhe me aktivizimin e Nafiut ndryshoi rrjedha e lojës.

Fillimisht, Nafiu shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer, por vetëm pak minuta më pas dhuroi një harkim perfekt për Gurin i cili nuk fali me kokë dhe kaloi sërish në avantazh Shkëndijën. Një avantazh të cilin Shkëndija e ruajti deri në fund dhe është me një këmbë në raundin e tretë, ku pret fituesen e çiftit AIK-Vorskla Poltava. Ndeshja e kthimit mes Shkëndijës dhe Valmierës do të luhet më datë 28 korrik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!