Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGruevski ka ikur nga Hungaria në Rusi?!

Gruevski ka ikur nga Hungaria në Rusi?!

Sipas agjencisë së mediave bullgare “Fokus”, ish kryeministri i Maqedonisë, i cili mendohej që ende është në Hungari, ka ndërruar vendodhjen.

Për gazetën, informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë ose Turqinë.

Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments