Artan Grubi, deputeti i BDI-së në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal5 theksoi sonte se partitë e koalicionit kanë shumicën për një qeveri stabile edhe pa deputetët e Aleancës për Shqiptarët.
Ai ka sqaruar se janë votat që sigurojnë një qeveri stabile, edhe pa ASH dhe se kjo parti sipas tij, nuk është vendimtare për mbijetesën e këtij koalicioni, pasi që kanë numërat minimal për mbetjen e kësaj qeverie.
Por ai i pyetur nga gazetarja se kush janë ata deputetë që do ti bashkëngjiten koalicionit, Grubi nuk ka dha detaje.
Deputeti i BDI-së më tej theksoi se kontributin për reformat, ligjin për gjuhën e kanë LSDM dhe BDI dhe asnjë presje nga Aleanca për Shqiptarët.
Grubi ka vazhduar të flas për Qeverinë duke nënvizuar se Ahmeti dhe Zaev janë në komunikim të vazhdueshëm për të çuar përpara reformat.