Thursday, December 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGrubi: 187 milionë euro për autostradën Shkup-Bllacë, 60 milionë denarë për spitalin...

Grubi: 187 milionë euro për autostradën Shkup-Bllacë, 60 milionë denarë për spitalin e Kërçovës

Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim-buxhetin për vitin 2023, Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat të jenë 282,05 miliardë denarë, kurse deficiti vlerësohet në 42,75 miliardë denarë. Sipas projektimit, në 2023-tën parashihet nivel rekord i investimeve kapitale prej 795 milionë eurove, ose për 52,3% më shumë në krahasim me këtë vit. Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një shkrimi njoftoi se mes tjerash janë paraparë 187 milionë euro për autostradën Shkup-Bllacë, ndërsa për spitalin e Kërçovës janë paraparë 60 milionë denarë.

“Buxheti për vitin 2023, mes tjerash, parasheh:250 milionë euro për Korridorin 8 dhe 10-D, 187 milionë euro për autostradën Shkup – Bllacë, 3.5 milionë euro për ta përfunduar Ujësjellësin në komunën e Likovës; Mjete për projektim të Pallatit të Kulturës në Saraj; Mjete për shkollën në Rashçe në Saraj të parapara në programin e Ministrisë së Arsimit, 60 milionë denarë për përfundimin e Spitalit të Kërçovës; Mjete për pishinën dhe sallën sportive “Partizan” në Çair të parapara në programin e Agjencionit për Rini dhe Sport; 145 milionë denarë për Bibliotekën dhe Teatrin në Tetovë”, shkruan mes tjerash Grubi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!