Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGruaja me fjalorin fashist ndaj shqiptarëve nuk është police

Gruaja me fjalorin fashist ndaj shqiptarëve nuk është police


Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë padi përkatëse penale për një grua e cila nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes në bazë nacionale, gjegjësisht e ka shkruar frazën “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

“E informojmë opinionin se pas kontrolleve të kryerja në evidentimin personal të MPB-së është konstatuar se personi “Frosina Tina Martinovska” nuk punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu siç është shkruar në një pjesë të mediave. Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të këtyre rasteve.

I ftojmë qytetarët që këto raste t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në adresën cybercrime@moi.gov.mk”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personi në fjalë, u bë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale, pasi që në profilin e saj, ajo vetë e ka shënuar se punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë rast, qytetarët kanë reaguar duke kërkuar ndëshkimin e së njëjtës.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!