Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGoran Sugareski: Punohet në autostradën Kërçovë-Ohër, kilometrat e parë do të lëshohen...

Goran Sugareski: Punohet në autostradën Kërçovë-Ohër, kilometrat e parë do të lëshohen në vjeshtë

Në autostradën Kërçovë-Ohër është duke u punuar dhe një pjesë e kilometrave do të lëshohen në vjeshtë, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Gjorçe Petrov.

Sugareski gjithashtu informoi se në periudhën e kaluar është punuar për aktivitete përgatitore për rindërtimin e seksionit Qafëthanë – Strugë.

“Është një nga seksionet kryesore dhe në muajt e ardhshëm pres që të rehabilitohet plotësisht”, tha Sugareski.

Ai pret që investimet kapitale në resorin e transportit këtë vit ta tejkalojnë realizimin e vitit të kaluar prej 86 për qind.

“Absolutisht e gjithë dinamika në pjesën e realizimit të investimeve kapitale vazhdon. Resori i transportit, sipas asaj që ka si realizim, i rrit investimet e tij kapitale dita ditës dhe nëse shohim që vitin e kaluar ka pasur 86 për qind realizim, Ministria resore dhe Ndërmarrja Publike për rrugët shtetërore, pres që këtë vit të jetë mbi atë. Të gjitha projektet edhe krahas krizës shëndetësore që kemi akoma, po shkojnë plotësisht dhe do të realizohen. Unë pres që projektet që filluam në një pjesë të madhe të realizohen deri në fund të vitit, dhe gjithashtu ato projekte që presim që në periudhën tjetër të fillojnë deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm të përfundojnë”, tha Sugareski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!