Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGoran Sugareski: Ende është herët për vendimin e hapjes së aeroporteve

Goran Sugareski: Ende është herët për vendimin e hapjes së aeroporteve

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot deklaroi se ende është herët të sillet vendim për hapjen e aeroporteve.

“Po bisedohet në këtë temë, por ende është herët të sillet vendim”, ka thënë Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në rajonin e Pellagonisë.

Sugareski përsëriti se TAV, koncesioneri i aeroporteve në Shkup dhe në Ohër, informuan se nga momenti kur do të sillet vendim për hapjen e aeroporteve për t’i vendosur në funksion do t’u duhen shtatë ditë.

Me vendim të Qeverisë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga 15 marsi në mesnatë është mbyllur aeroporti “Shën Pali” në Ohër, ndërsa nga 18 marsi në mesnatë edhe Aeroporti ndërkombëtar Shkup.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments