Me 22.12.2018 në ora 20.00 në udhëkryqin nga bulevardi Nikolla Karev dhe rrugës 362 ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, në pronësi të I.T. nga Shkupi, e drejtuar nga një person i panjohur, ka goditur këmbësorin L.A.(13) nga Shkupi.
Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas aksidentit, L.A. është drejtuar për në shtëpinë e tij dhe familjari i tij e ka dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ku iu janë konstatuar lëndime dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. Për aksidentin është njoftuar edhe Prokurori Publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.