Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoni‘Godet’ politikani i njohur serb: Rusët po e planifikojnë eleminimin e Vuçiqit...

‘Godet’ politikani i njohur serb: Rusët po e planifikojnë eleminimin e Vuçiqit sepse duan luftë në Ballkan

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga një politikan serb, i cili është shprehur se rusët po planifikojnë vrasjen e presidentit serb, Aleksanër Vuçiç dhe nisjen e një lufte në Ballkan.

Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Čanak, deklaroi se “Rusia synon vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, si dhe “nisjen e një konflikti të ri në Ballkan”.

Kjo sipas tij pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.

Čanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Serbia e Vuçiçit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments