Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGodet Kimetja: Politikanëve tanë hajna duhet me ua pre dorën si në...

Godet Kimetja: Politikanëve tanë hajna duhet me ua pre dorën si në vendet arabe

Kimete Berisha

U bë këtu si n’Teksas.

Na jemi mësu me hajna, prej Presidencës (që e kish pas skropit shtetin, kish pas pi kafe me kazana) e deri te Institucioni ma i fundit vjedhin, s’kanë lënë buxhet pa vjedh.

Vjedh shqiptari makiato; vjedh letra A4; vjedh kokrra t’sheqerit; vjedh çka t’i del përpara;

Shqiptarët kanë vjedh në emër të luftës për liri, janë vra gjinja për paret e luftës ‘Vendlindja thërret’; vjedh 3 për qindshin, vjedh shoqatat humanitare; vjedh Nënë Terezën, vjedh kundra n’xhami; vjedh paret e kishës; vjedh vizore e fletore n’shkolla; vjedh turrshi n’konvikte e pandufke para derës t’shpisë; vjedh ‘zemra’ e vjedh dashni; vjedh kangë e muzikë; vjedh filma e stilet e modës; vjedh fotografi; vjedh profile n’Facebook e vjedh n’gazetari.

Në një mënyrë a tjetër, krejt jemi të plaçkitur. Publikisht, pa ta majt alltin n’kry, nuk ka gati vetëshërbim që ti kthen centat.

Nuk ndodh në botë me të vjedh dugajat në sy të shtetit, e shteti mos me t’mbrojt, sepse politikanët, qeveria janë në duart e oligarkëve e mafijashëve.

Pse ne lejojmë me na vjedh pompat e benzinës, pse lejojmë turli qyrrake llajnerin deri te veshi e thojtë si të shtrigave nëpër dugaja mos me ta kthy centin, pse nuk ngul ti mos me dal prej dere pa e marrë kusurin tënd.

Vjedhin lypsarët paraqiten si fukarenj, masandej del dikush e i vjedhin lypsarët.

Auditorët i fshehin krimet e mëdha të shtetit, auditorët janë si maskat e këtyre kriminelëve që po grabisin me armë. Njejtë eshe gjykatat, janë mbeojtësit më të mëdhenj të kriminalitetit në Kosovë.

Ramushi te Ermali ka thënë se shqiptarët janë të armatosur, e kush s’ja bani t’madhe. Jo valla të armatosun jeni ju, se na që kemi kry pak shkollë s’jemi armatosë, ende.

Në qeveri ka ministra që kur gëzohen gjuajnë me alltia. Primitiva t’pashoq.

Ky është shtet i hajnave dhe i kriminelëve. Është parajsë për ta. Janë bë çirak, milionera tuj e vjedh shtetin.

Dikush me alltia, dikush ulun prej zyre. Pak kush që e ka vulën e shtetit eqë nuk vjedh.

Shkojnë me nejt te akrabaja në Paris e Belgjika me paret të shtetit, kishe po shkojmë zyrtarisht. Shkojnë zyrtarët e shtetit me kqyrë lojna të futbollit me pare të shtetit. Kerret e shtetit shfrytëzohen për bullaqina, m’i çu gratë në deti; fminë në shkollë, edhe drutë i barkn me to.

P.S. Mirë kish qenë me ja ba me ligje arabe, kur t’ua kishe nxjerr dorën prej vendi, s’kish vjedh shqiptari ma.

Nuk jemi ne për ligje evropiane, sepse mentalitetin nuk e kemi evropian. Mbasi je mysliman, ma mirë me të dënu me ligjet e tyne.

Jena ba si n’Teksas, por jo sa i përket ligjeve vetëmbrojtëse të Teksasit që janëbshumë t’forta.

Mos ia çelni derën askujt. E nëse (mos e bëftë Zoti) të hyn dikush brenda, paraqitu i vdekur si para arushës. Ose merre lejen për armë e mbroje veten.

Sepse ky shtet s’është kah të mbron. Dhe këta grabitës të armatosur janë terroristë që po e sfidojnë shtetin e Kosovës. Kështu po nis një ‘luftë’
e re. Kosova aq e vogël, e s’ka kush i zë hajnat.

Do hajna institucional i çojnë në aeroport, u kanë ndihmu me ikë e masandej janë kthy me aeropan e s’i nguc kush se veç në Kosovë ‘krimet vjetërohen’.

Me këta njerëz shteti nuk bëhet, hajnat nuk e zënë hajnin.

Për ironi, njëri hajn që po e lypin policia e kish pas postu këtë ‘thënie’ në Facebook: ‘Kur t’vjen terri-del Kadri Veseli’.

P.S. Kurrë nuk e kam kuptuar pse kur kqyrim filma me hajna,si ‘Ocean’ Eleven’ ose ‘Ocean’s 8’ gjithmonë jemi në anën e hajnave!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!