Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta, në takimin me presidentin e Maqedonisë, Ivanov këtij të fundit i ka kërkuar transparencë për rastin “Lagjja e Trimave” në Kumanovë ku disa shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm ndërsa një grup tjetër me 746 vite burg.
Meta në takimin me gazetarët tha se nuk mund të ndërhyjë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë por shpreson se fazat e mëtejme të gjykimit të këtij rasti do të jenë transparente dhe në përputhje me standardet evropiane. “ Nuk mund të ndërhyjë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë. Shpresoj se fazat e tjera të gjykimit të ‘Kumanovës’ do të jenë sa më transparente. Autoritet e Maqedonisë më konkretisht të gjyqësorit do të jenë të interesuar për të demonstruar për standarde evropiane përderisa edhe synojnë BE-në dhe NATO-n. Me këtë a ii bëri të ditur homologut të tij se gjykimi për rastin e Kumanovës kërkon një transparencë dhe një hetim më të detajuar.