Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGodet fuqishëm Bilall Kasami: Pushteti ka përdorur metoda kriminale për të penguar...

Godet fuqishëm Bilall Kasami: Pushteti ka përdorur metoda kriminale për të penguar votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në konferencën e radhës për shtyp foli edhe një herë në lidhje me gjendjen aktuale që është krijuar në Kuvend. Ai tha se pushteti ka përdorur metoda kriminale për të penguar votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, duke potencuar se me këto metoda mund të arrihet deri në 120 deputet.

“Tani më kjo Qeveri është e deligjitimuar, me metoda të tilla kriminale mund të ketë edhe 120 deputetë në Kuvend, kjo është irelevante. Tani më bëhet fjalë për metoda kriminale-terroriste për marrjen e votave, respektivisht pengimin e deputetëve që vullnetarisht të shprehin atë në Kuvend”, tha Kasami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments